Përkthime për Shërbimet Publike (Spital,Bashki,Prefekturë etj)

Shqip-Frëngjisht

Do jem përkthyesja e çdo lloj situate !

Pse të kini besim tek unë?

Disponueshmëri

Unë jam gjithmonë e gatshme për t’ju përgjigjur.

Kontakt direkt

Asnjë server zanor, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë.

Çmimi

Unë ju jap një vlerësim të çmimit menjëherë pasi të më kontaktoni.

Rezultati

 Unë ju garantoj një përkthim 100% autentik.

Një keqkuptim ndodh shumë shpejt.

Kur kemi të bëjmë me një gjuhë të huaj, ndihemi shumë shpejt në siklet. Moskuptimi dhe keqkuptimi për shkak të gjuhës mund të kenë pasoja katastrofike.  Por një zgjidhje ekziston për këtë.

Unë flas shqip dhe frëngjisht. Mund të përkthej çdo bisedë në telefon ose në prezencën e juaj, në mënyrë të menjëhershme, pra në të njëjtën kohë që flet personi, ose mbasi mbaron se foluri. Në të dy rastet jini të bindur që përkthimi do të jetë sa më i saktë.

Të kuptosh është një gjë, po të flasësh është gjë tjetër !

Edhe nëse kuptoni një gjuhë të huaj, nëse nuk e zotëroni siç duhet, ndonjëherë kjo nuk mjafton për tu shprehur në mënyrë korrekte. Të kuptoni dhe të shpreheni janë gjëra të ndryshme. Një keqkuptim ndodh shumë shpejt. Prandaj, në këtë rast, është më mirë ti drejtoheni një profesionisteje.

Duke qenë se zotëroj si shqipen edhe frëngjishten,  kam mundësi të kuptoj dhe të përkthej  idetë e juaja në mënyrën më të saktë.

Si funksionon?

w

1. Kontakt

Ne komunikojmë bashkë me telefon, e-mail, ose në zyrën time (61 Faubourg Figuerolles 34000 Montpellier France), për nevojat e juaja dhe për çmimin për një përkthim në telefon ose në një vend të caktuar (për shembull për kodin rrugor të patentës, për një celibrim martese në bashki, për një vizitë në spital etj).

2. Pagesë e sigurt

Sapo të biem dakord, nëse përkthimi duhet bërë në çast, pagesa me Paypal, Western-Union, etj bëhet mbas përkthimit … Për mënyra të tjera pagese mund të flasim kur të më kontaktoni.

Nëse përkthimi duhet bërë më vonë, për shembull një ditë tjetër, atëherë pagesa duhet bërë para datës së përkthimit me mënyrat e lartpërmendura.

3. Aprovim

Mbas komunikimit gjatë të cilit ju jap tarifat,  nëse përkthimi duhet bërë në çast, unë e bëj. Nëse duhet të vij në një vend të posaçëm atëherë caktojmë një takim.

Çmimi varet nga kohëzgjatja e përkthimit me gojë.

Sa kushton?

Përkthimi me gojë në telefon, Signal, Skype

Dëshironi që t’ju përkthej nga larg?

nga 30 €

Informacione shtesë

Kjo pjesë do të mbushet më pas simbas pyetjeve që mund të më bëni.

Përkthim në një vend të caktuar

Mund të vij në një vend të caktuar nëse keni nevojë për një përkthim (polici, prefekturë, spital etj)

Me faturë paraprake

Informacione shtesë

Për çdo përkthim me gojë në një vend të caktuar, përveç pagesës së përkthimit duhet të paguani edhe shpenzimet e rrugës (autostradë, parking, benzinë).

Përdorni formularin e mëposhtëm për të më dërguar një mesazh ose për të bërë pyetjen e juaj.

Përkthimi me shkrim & me gojë Shqip/Frëngjisht

 

61 Faubourg Figuerolles 34000 Montpellier

klodiana.picard@gmail.com

06 26 58 45 66

Më ndiqni në rrjetet sociale

Njoftimet ligjore