Për një përkthim autentik!
Frëngjisht - ShqipMë jepni shkrimet tuaja, unë kujdesem për gjithçka.
Përse të kini besim tek unë?
Disponueshmëri
Unë jam e disponueshme
çdo orë dhe çdo ditë.
Kontakt direkt
Asnjë server zanor, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë.
Çmimi
Unë ju jap një vlerësim të çmimit direkt me telefon.
Rezultati
Unë ju garantoj një përkthim 100% autentik.
Përkthimet automatike nuk janë zgjidhje e mirë.
Përkthimet me anë të informatikës, nuk janë 100% të sakta, shpesh herë me keqkuptime, konfuze, etj. Kjo mënyrë që mund t’ju duket si më e thjeshta dhe më e shpejta mund të jetë katastrofike!
Unë kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri, në rrethin e Durrësit. Babai im është me origjinë kosovare dhe nëna korçare. Pra, jam mësuar si me fjalorin e shqipes së Kosovës por edhe me atë të Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Përkthimet e mia respektojnë origjinën e fjalëve, shprehjet dhe sintaksën. Unë jetoj në Francë që nga viti 1990 ku dhe kam bërë shkollën e mesme por edhe studime universitare për literaturë dhe gjuhë frënge.
Përkthimet për administratën!
Ju mund të keni nevojë të përktheni një dokument zyrtar si për shembull një patentë, një diplomë, një kontratë etj. Nëse përkthimi bëhet keq, mund të keni ndërlikime për sa i përket hapave zyrtarë dhe aplikimeve të juaja me pasojë humbje kohe, lodhje, nervozitet dhe shpenzime të tepërta. A jeni gati për këto pasoja?
Përkthyese e betuar, eksperte në Gjykatën e Apelit të Montpellier, përkthimet e mia njihen zyrtarisht nga shërbimet publike franceze.
Si funksionon?
1. Kërkesa
Mbas një bisede telefonike për kërkesën e juaj, unë ju propozoj një çmim të përafërt të cilin do t’ju a konfirmoj apo saktësoj mbasi të më dërgoni dokumentat për përkthim dhe ti shoh ato.
2. Pagesa
Mbasi të më dërgoni dokumentat për përkthim, unë ju konfirmoj çmimin e thënë në telefon ose e saktësoj duke e rritur ose e zbritur simbas punës së nevojshme. Nëse jeni dakord, duhet të bëni pagesën me Paypal ose Western Union. Unë filloj përkthimin menjëherë mbas marrjes së pagesës ose provës së pagesës.
3. Dërgimi
Mbas kryerjes së përkthimit, ju a dërgoj me e-mail dhe/ose me postë. Dërgimi me postë është shpenzim shtesë nga ana juaj, simbas kërkesës tuaj: letër e thjeshtë, të rekomanduar, brënda 48 orësh me kronopostë, me DHL etj…Gjithashtu, me kërkesën e juaj ju dërgoj një faturë për punën e kryer, mbas kryerjes së pagesës. Keni 15 ditë afat për të kontestuar përkthimin e kryer.
Sa kushton?
Përkthimi i dokumenteve jozyrtare
Dëshironi të përktheni një tregim, roman, etj ? Keni nevojë të përktheni një letër, një CV ose një letër për kërkim pune ? Apo keni nevojë për të korrigjuar një shkresë në frëngjisht?
nga 30 €
Informacione shtesë
Çmimi 35€ është për përkthimin e një faqe me mesatarisht 250 fjalë. Nëse dokumenti i juaj është ndryshe (me tabela, rregullime të paraqitjes, të formës etj) është e rëndësishme ta sqaroni gjatë kontaktit të parë në mënyrë që t’ju jap një çmim sa më të saktë. Gjithashtu nëse dokumenti i juaj është i përbërë me më tepër se 10 faqe, do t’ju bëj një fature paraprake sepse çmimi ndryshon për të marrë parasysh volumin e punës.
Përkthimi i dokumenteve zyrtare
Dëshironi të përktheni një patentë, një pasaportë ose një diplomë ? Keni nevojë të përktheni një kontratë siguracioni, një çertifikatë pune etj?
nga 30 €
Informacione shtesë
Çmimi 30€ është i vlefshëm për përkthimin e një dokumenti me 1 faqe. Nëse dokumenti i juaj përbëhet me më tepër se një faqe, çdo faqe tjetër do të faturohet 25€. Gjithashtu dërgimi me postë faturohet me 3€ shtesë nëse dërgimi bëhet me letër të thjeshtë. Nëse dërgime me mënyra të tjera: me letër brënda 48 orësh, me letër të rekomanduar, me DHL etj, shpenzimet e dërgimit do t’ju faturohen tërësisht dhe duhet ti paguani në të njëjtën kohë që do të kryeni pagesën e përkthimit. Prandaj është e rëndësishme që të më thoni për mënyrën e dërgimit të përkthimit që në bisedën e parë telefonike, në mënyrë që të interesohem se sa kushton dhe ta përfshij në çmimin e përkthimit.
Përkthimi i dokumenteve profesionale
Dëshironi të përktheni një dokument tregtar, një faqe internet ose një kontratë shërbimi? Keni nevojë të përktheni një fletë teknike, një dokument përdorimi etj ?
Simbas vlerësimit
Informacione shtesë
Përkthimi për profesionistët dhe ndërmarrjet është ndryshe. Përkthimi bëhet vetëm me faturë paraprake mbas një shqyrtimi me detaje te nevojave dhe rezultateve të dëshiruara nga klienti. Propozoj vetëm përkthimin e përmbajtjes dhe asnjëherë realizimin teknik (lokalizimin e një faqe interneti për shembull). Shqyrtimi me detaje i kërkesës do të shoqërohet nga një faturë paraprake me pagesë simbas vështirësisë së shërbimit të kërkuar. Për të gjitha këto do të flasim gjatë bisedës tonë të parë telefonike.
Përdorni formularin e mëposhtëm për të më dërguar një mesazh ose për të bërë pyetjen e juaj.
Përkthimi me shkrim & me gojë Shqip/Frëngjisht
61 Faubourg Figuerolles 34000 Montpellier
klodiana.picard@gmail.com
06 26 58 45 66
Më ndiqni në rrjetet sociale
Njoftimet ligjore